Emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në 2 Komisionet hetimore që është rënë dakord mes maxhorancës dhe Opozitës janë zbardhur.

Opozita do të drejtojë të dyja komisionet si të shëndetësisë ashtu dhe të sistemit TIMS. • Nga PD-ja në komisionin për Shëndetësinë do të marrin pjesë Albana Vokshi, e cila do të jetë dhe kryetare e komisionit.

Ndërkohë që anëtarët e tjerë të komisionit do të jenë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Petrit Vasili.

Ndërsa nga radhët e PS-së në këtë komision do të jetë nënkryetar Plarent Ndreca.

Në komisionin për sistemin TIMS do të jetë kryetar Ervin Saljanji dhe anëtarë Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baçi, Asllan Dogjani.

Ndërsa nga radhët e PS-së do të jetë nënkryetar i komisionit deputeti Toni Gogu.