Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen ” Pavarësia” në Vlorë.
Mësohet se është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Kanë qenë komshinjtë ata që kanë shqyer derën e banesës, në momentin që kanë vënë re se 60-vjeçarja nuk kishte dalë nga shtëpia e saj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes