Kontrolli i befasishëm në burgun e Fierit u zhvillua në orën 22:50. Aty ku tashmë vuan dënimin ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kontrollet u kryen në orët e vona të mbrëmjes, duke zënë në befasi të burgosurit.

Drejtoria kishte marrë informacione se brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ka lëndë narkotike dhe mjete të tjera të dyshimta.

Në qeli dhe në ambientet e palestër u zbulua lënda narkotike, ndërsa në qeli u zbulua sharre e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi.