Krim i rëndë në një familje në Fier. Vjehrri vret nusen e djalit e më pas var veten.

Ngjarja ndodhi në orën 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec.

Xhevahir Hoxha 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.