Vdekja e njëpasnjëshme e vajzave të Roula Pispirigout në Greqi shokoi opinionin pas dyshimeve se autore mund të ishte nëna e tyre. Teksa pritet dalja e raportit përfundimtar që do saktësojë shkakun e vdekjes së tyre, mediat helene kanë publikuar një pjesë të informacionit.

Sipas autopsisë, shkaku i vdekjes së dy vajzave të mitura është mbytja, nisur nga shenjat që janë gjetur rreth qafës së të dyjave. Por po ashtu, vajzat janë dhunua pasi në trup kanë shumë shenja. Nëna dyshohet se u ka futur lecka në gojë vajzave, ndërsa më pas u ka shtrënguar qafën me duar.

“Përjashtimi i kombinuar i shkaqeve patologjike të vdekjes çon, sërish sipas metodologjisë së punës, në mekanizmin e dhunshëm të vdekjes. Më pas, duke pasur parasysh mekanizmin e veprimit të një faktori mekanik, elektrik ose tjetër, si dhe të helmimit, qasja diagnostike i drejtohet mekanizmit të mbytjes së privimit të jetës. Në këtë rast, mekanizmi i mbytjes si shkak i vdekjes konfirmohet nga gjetjet e mëposhtme nekropsike/patologjike/fotografike:

– Gërvishtje në faqen e djathtë gjatë autopsisë së Maria Eleni Daskalakit dhe pasqyra e fotove.

Dëmtimet e mukozës në gojë dhe buzën e sipërme gjatë ekzaminimit nekropsik të vajzës së papagëzuar dhe shqyrtimit të fotografive, në kombinim me leckën e gjetur që mbante sasi të mjaftueshme gjaku”- thuhet në raport.