Policia në Shkodër tha sonte se autori apo autorët e plagosjes me armë të një djali të ri, janë zhdukur pa lënë gjurmë, megjithatë po punohet për kapjen e tyre.

Në komunikatën për shtyp, policia lokale tha se më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Edis Reçaj 28-vjec, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.