TIRANË- Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj ka publikuar një foto nga spitali ditën e sotme. Ai dje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë në QSUT. Ndërkohë që në postim ka thënë se pasditë do të tregojë më shumë se çfarë ka ndodhur.

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve! Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT.”