Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mesditën e sotme është paraqitur në SPAK.
Burime për mediat bëjnë me dije se ndaj kreut të bashkisë së Vlorës ka një kallëzim nga ana e KLSH-së.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi krerët e bashkive të vendit ku pati kritika ndaj punës së bërë nga Leli përgjatë gjithë këtyre viteve në Vlorë.
Rama u shpreh se ndonëse kryetari ka një buxhet të konsiderueshëm në dispozicion dhe ka patur ndihmën e qeverisë ai ka “fjetur gjumë” duke mos bërë punën ashtu si duhet.
“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama gjatë një takimi me kryebashkiakë