Aplikimet për lotarinë amerikane vijojnë të jenë ende të hapura edhe për 9 ditë, ndërsa ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm.

Ambasada njofton se të gjithë personat duhet të dorëzojnë vetëm një aplikim, pasi në të kundërt do të skualifikohen.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni tu: https://dvprogram.state.gov”, njofton ambasada amerikane në Tiranë, raporton noa.al.

Aplikimet për lotarinë amerikane do të vijojnë deri më 9 nëntor.