E reja nga Korça, e cila denoncoi mjekun e spitalit rajonal Nikolla Nunka ka treguar momentet kur doktori e ka ngacmuar pas operacionit që ai i kishte bërë.
Në News 24, e reja ka treguar me detaje të gjitha lëvizjet e doktorit 72-vjeçar.
Më pas ajo këtë shqetësim ia ka treguar gjyshes dhe babait të saj, të cilët i dhanë mbështetje.
Sipas vajzës, doktori e ka puthur në momentin kur ajo shkoi për të lyer me krem plagën.
“Në orën 6 u prezantova me gjyshen në dhomën e mjekimit të atij doktorit. Kur unë po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë dhe më pas më mori nga fytyra dhe më puthi më pas vazhdoi me aplikimin e kremit. Unë u shmanga kur më puthi, unë ngela pa fjalë. Më pas vazhdoi me kremin që ishte për infeksion vaginal dhe ai thoshte ri në këtë pozicion dhe lëvizjet e gishtave që nuk ishin të duhura për një mjekim, edhe pozicionet. Unë u shmanga dhe më pas mbaroi vizita dhe dola me gjyshen dhe shkova te dhoma. Më kishte thënë që të prezantohesha për të hënën në orën 8 dhe 6 që të aplikonte kremin dy herë në ditë”, tregoi e reja./News 24




