Gjykata e Apelit të Tiranës ka shtyrë vendimin për vulën e Partisë Demokratike.

Mësohet se pasi u tërhoq për gjykim, trupa e Gjykatës vendosi se do të shprehet në një moment të dytë, në lidhje me kërkesën e përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso për legjitimin e ankimimit të grupit Alibeaj. Ndërkohë, vazhdon gjykimi në themel me të dyja palët.

Gjykata pritet që të vendosëse kujt i takon udhëheqja e PD-së, pasi vitin e kaluar ia kaloi drejtimin grupimit të “Rithemelimit” dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por ky vendim u apelua nga kreu i grupit parlamentar, Enkeljd Alibeaj.

Paralelisht, opozita po zhvillon edhe një protestë para Kryeminsitrisë, ku kërkon dorëheqjen e Edi Ramës.