Pas 8 vitesh në krye të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend.

Edhe pse luftoi me çdo mënyrë, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve. Basha deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ku tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike.

Po çfarë ndodh me drejtimin e PD tani?

Neni 46
Kryetari i Partisë

Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare.
2. Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen në aktet nënstatutore.
Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kryetari i Partisë në varësi të problematikave apo çështjeve specifike mund të ngrejë struktura ndihmëse apo të caktojë koordinatorë apo të deleguar, të cilat merren me shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre, apo drejtimin e procesit të ngarkuar.
4. Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.
5. Kryetari i Partisë në përmbushje të funksioneve të tij dhe garantimit të mbarëvajtjes së punës në parti, nxjerr urdhra dhe udhëzime, në bazë dhe për zbatim të këtij Statuti, si dhe të vendimeve të organeve drejtuese të Partisë.

Duke qenë se dy nënkryetarët Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, dy nënkryetarët aktualë Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku do të marrin drejtimin e saj të komanduar nga Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi.