I riu Ilir Shkurti mbeti i plagosur nga konflikti me armë sonte në ish-Bllok në Tiranë.

Ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë policia ka njoftuar se ‘ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH, fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.’