Një aksident tragjik ndodhi sot te Baipasi Vlorë.
Armando Beu 32 vjeç nga Kavaja dhe Klajdi Kaja 28 vjeç nga Lushnja humbën jetën në baipasin Vlorë.
Kamioni me të cilin punonin u rrëzua.
Armandi drejtonte kamionin kurse Klajdi ndodhej bashkë me të në çastet fatale.
Policia tha se dy djemtë punonin në kantierin e ndërtimit për bypasin Orikum-Kaninë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://youtu.be/kAAPiWlq2eQ





