Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Delvinë, teksa një person është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Edhe pse shumë informacione janë bërë publike për mediat njoftohet se qytetarë të shumtë të cilët e njihnin, kanë treguar detaje nga jeta e policit.
54-vjeçari Eduart Beqiri ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Ai nuk ishte as i divorcuar e as nuk jetonte në shtëpi me qira. Raportime për mediat, bëjnë me dije se i ndjeri ishte i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.
Banesën në Delvinë e kishte të prindërve dhe familjen e kishte në Gjirokastër. Burime për JOQ bëjnë me dije se kur ishte me shërbim rrinte në Delvinë dhe kur mbaronte shërbimin ikte në Gjirokastër.