Të tjera të vërteta vijojnë të dalin në shesh nga arrestimet e bujshme të ditës së sotme me urdhër nga SPAK.
Një vrasje e bujshme është dhe ajo e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, sot i shpallur në kërkim nga Policia. Burime për mediat bëjnë me dije se një prej ekezutorëve ka qenë shtetasi Besjan Xhixha së bashku me Nuredin Dumanin dhe një person tjetër të shpallur në kërkim.
Besian Xhixha dyshohet si vrasës me pagesë. Ai ndodhet pas qelisë, pasi u arrestua së bashku me Enver Divën të dyshuar si autorët e vrasjes së dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës.
Vëllezërit Haxhia strehonin në shtëpinë e tyre Talo Çelën, kjo sipas familjarëve të dy vëllezërve dhe vet Talo Çelës në intervistat e dhëna për mediat.