Personi që shikoni në foton qendrore dhe pamjet e tjera në galeri, është shtetasi grek D.B., 60 vjeç, banor i Andravida në Iliada, provincë e Pyrgos në Peloponez të Greqisë.

Noa.al ju sjell pamjet e atij që po cilësohet si kasapi i Greqisë. Monstra ka vrarë me armë zjarri pistoletë si dhe me sëpatë, Armando Klocin 32 vjeç nga Lushnja dhe Marije Doskun 37 vjeçe nga Librazhdi.

Po ashtu ka mbytur me duar duke u marrë jetën, dy djemve të tyre motakë, Aliun 3 vjeç dhe Edin 2 vjeç.

Ka shpëtuar vetën Mihali 12 vjeçar, djali i Marijes nga martesa e mëparshme. Ai kishte dalë të luante me shokët.

60-vjeçari DB, banues në Andravidë dhe baba i dy fëmijëve, është pronari i shtëpisë ku banonte familja Kloci.

Ai u arrestua në zonën e stadiumit Pampeloponnisia, ndërsa nuk ka bërë asnjë rezistencë. Operacioni policor i nisur të premten, përfundoi natën duke gdhirë dita e shtunë pas 120 km ndjekjeje të makinës së tij Mazda kamionçinë me ngjyrë blu.