Del foto e Ledio Sulkuqit, kancelarit të Gjykatës së Elbasanit që u dhunua me leva.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kala’.
Burime bëjnë me dije se kanë qenë të paktën dy persona që e kanë qëlluar duke e lënë me plagë të rënda në kokë.
Ata janë larguar me shpejtësi pas sulmit.
Aktualisht kancelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”.
Deri më tani ai nuk ka kryer asnjë denoncim në policinë e Elbasanit.
Një hetim ka nisur me këtë rast.





