Ky është shqiptari që u ekzekutua duke ngrën bukë në lokal në Greqi. Mesazhet pikëlluese: U prehsh në paqe
4 plumba i kanë marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar në Athinë mbrëmjen e së dielës. Mediat greke raportojnë se ai u vra një nga person i cili gjuajti ndaj 39-vjeçarit shqiptar të paktën 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup.
Ndërkohë policia greke po heton në pistën e larjeve të hesapeve dhe trafikimit të drogës. 39-vjeçari shqiptar njihej me emrin Keli, ndërkohë kishte marrë edhe nofkën “Keli Dejavu” për shkak se ishte pronar i një lokali që e kishte quajtur “Deja Vu” .
Mësohet se Keli, ishte me origjinë nga Tepelena, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur. Madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë e figura të estradës shqiptare. Miq të tij janë tronditur nga nga kjo ngjarje dhe shkruajnë mesazhe pikëlluese në lidhje me ngjarjen.