Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Kukësit.

Burime bëjnë me dije se B.M ka plagosur me armë zjarri në këmbë F.A, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës.

Ende nuk dihen shkaqet për këtë konflikt.