Një shqiptar është qëlluar me armë dhe levë në rrugën “Agioi Anargyroi” në Koropi, rreth orës 11:00 të ditës së martë, çka dyshohet se është një sulm mafioz.
Pavarësisht se nuk e bejnë të ditur emrin e shqiptarit, media greke shkruajnë se përplasja me armë në Koropi ka ardhur si pasojë e konfliktit mes dy bandave për kontrollin e territorit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 në një qendër shëndetësore, ku nga aty është larguar një burrë i shoqëruar nga një grua. Njëkohësisht dy makina kanë lëvizur me shpejtësi të madhe dhe janë ndalur para çiftit. Nga dy mjetet kanë zbritur dy persona, të cilët kanë goditur me leva viktimën.
Njëri nga dy autorët e ka qëlluar në këmbë burrin, para syve të shoqëruesit të tij. Autorët me dy makinat e tyre janë zhdukur më pas.
Viktima është një person i njohur për policinë, pasi ka precedentë të mëparshëm kriminalë dhe është ndeshur me herët nga autoritetet.
Sipas Policisë, dy autorët janë të komunitetit rom. Ndërkohë, dyshohet se rasti është një spastrim mes bandave, me synimin përfundimtar kontrollin e trafikut të drogës në zonën e Koropit.
Në informacion thuhet se dy persona, me shumë gjasa romë, vëllezër dhe anëtarë të një bande, kanë hedhur një granatahedhës për t’i dërguar një mesazh të përgjakshëm kundërshtarit të tyre.
Mënyra e veprimit tregon, thonë policia, se autorët nuk kanë dashur të vrasin, por të paralajmërojnë viktimën e tyre. Deri më tani provat “tregojnë” pastrimin e hesapeve, por nuk dihet nëse ka të bëjë me trafik droge apo ndonjë aktivitet tjetër të paligjshëm të zhvilluar nga bandat e zonës.
Kryebashkiaku i Koropisë, Dimitris Kiousis shpjegon se çfarë ka ndodhur sipas informacioneve të tij:
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 jashtë KEP-it në rrugën “Agion Anargyron”. Jashtë KEP-it prisnin disa romë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës. Ata u vëzhguan nga anëtarë të një grupi tjetër konkurrent të së njëjtës kombësi, të cilët gjithashtu duan të kontrollojnë drogën.