Aksident me vdekje ne aksin Lezhe-Laç.
Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të urës së Matit në Milot.
Një automjet tip trajler ka goditur nje person duke e lënë të vdekur në vend.
Për të ndjerin duket se nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi për shkak të traumës së fortë.
Policia dhe autoambulanca drejt vendit te ngjarjes.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti dhe identifikimin e personit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.