Teksa orët kalojnë, flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin.

Në zonë e “Ranës së Hedhun” një banesë është djegur, teksa raportohet se dhe një grup zjarrfikësish janë bllokuar mes flakëve, në përpjekje për t’i shuar.

“Rana e Hedhun” konsiderohet si zona më e rrezikuar nga flakët, teksa më herët OSHEE ka stakuar edhe energjinë elektrike për të shmangur incidentet e mundshme në rrjet. Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.