Ledri Vula ndodhet në një nga momentet më kulmore të krijimtarisë dhe interpretimit të tij muzikor. Ai ka qindra mijë fansa. Përpos performancave elektrizuese, Ledri e shfrytëzon momente edhe për të komunikuar me ndjekësit.

Së fundmi në një koncert ai i është drejtuar një fanses së tij e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Kur mori vesh moshën Vula u habit, por kjo nuk e ndaloi t’i jepte një këshillë: “Erta nëse ndonjë djalë të ngacmon thuaj përveç zemrës krejt t’i fali”.

Një fragment ky nga bashkëpunimi i tij me Butën, “Merri Merri”, duke lënë të kuptohet kështu edhe këngën e radhës. Momenti është xhiruar nga të pranishmit duke u bërë më pas viral në rrjetet sociale.