Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa
Tiranë, 3 prill 2025 – Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Margarita Xhepa. Lajmi i trishtë vjen vetëm një ditë pas festimit të ditëlindjes së saj. Ajo lindi më 2 prill 1934 në Lushnjë, ku hodhi edhe hapat e parë në karrierën e saj artistike.
Margarita Xhepa ishte një prej figurave më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke lënë një trashëgimi të pasur artistike. Në maj të vitit 2004, ajo u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me dramën “Streha e të harruarve”, duke shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.
Aktorja nisi rrugëtimin e saj artistik në vitin 1950 si pjesë e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar), ndërsa njëkohësisht studioi në Liceun Artistik për Dramë. Gjatë karrierës, ajo interpretoi mbi 150 role në teatër dhe film, duke u bërë e pavdekshme në memorien e publikut shqiptar.
Disa nga rolet e saj më të njohura në kinematografi përfshijnë Majlindën në filmin Majlinda, Dafinën në Lumi i vdekur, Filjen në Cuca e maleve dhe Zonja Mëmë në Kush e solli Doruntinën. Po aq e suksesshme ka qenë edhe në interpretimin e roleve nga dramaturgjia botërore, si Ofelia në Hamleti, dadoja në Romeo dhe Zhulieta dhe Mbretëresha Margaret në Rikardi III.
Largimi i Margarita Xhepës shënon një humbje të madhe për artin dhe kulturën shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme për brezat e ardhshëm.
Legendary Albanian actress Margarita Xhepa passes away
Tirana, April 3, 2025 – The renowned Albanian actress Margarita Xhepa has passed away at the age of 93. The sad news comes just a day after she celebrated her birthday. Born on April 2, 1934, in Lushnjë, she took her first steps in acting in her hometown before embarking on a remarkable career.
Xhepa was one of the greatest figures of Albanian theater and cinema, leaving behind a rich artistic legacy. In May 2004, she made a memorable return to the National Theater stage with Streha e të harruarve, marking another milestone in her 50-year career.
Her artistic journey began in 1950 at the People’s Theater (now the National Theater), while simultaneously studying Drama at the Artistic Lyceum. Throughout her career, she performed in over 150 roles in theater and film, earning a permanent place in the memory of the Albanian public.
Some of her most notable film roles include Majlinda in Majlinda, Dafina in Lumi i vdekur, Filja in Cuca e maleve, and Zonja Mëmë in Kush e solli Doruntinën. She was equally outstanding in world classics, portraying Ophelia in Hamlet, the Nurse in Romeo and Juliet, and Queen Margaret in Richard III.
Margarita Xhepa’s passing marks a significant loss for Albanian arts and culture, leaving behind an unforgettable legacy for future generations.




