Deputetët socialistë takohen në Elbasan.
Takimi ka nisur rreth orës 10:00 dhe do të ndahet në tre sesione.
Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, ndërsa në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama.
Ajo që bie në sy është se në ballë të kompleksit ku po zhvillohet takimi ndodhet një billboard gjigant me Ramën me një libër ku përreth lehin qentë. Një ironi therëse kjo për mesazhin që përçon.
‘Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Evropë’, citon billboard-i.