TIRANA- Gjykata e Fierit ka lirur me kusht Fredi Belerin.
Pas daljes nga burgu ai ka reaguar duke dhënë një deklaratë për mediet.
Sipas medias greke “Skai.gr”, Beleri ka thënë se është krenar, por jo i lumtur për vendimin. Sipas Belerit drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet. Ai ka thënë se sot do të jetë në Himarë, aty ku sipas tij, filloi aventura.
Beleri ka shtuar se ai do ta çojë çështjen e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, ai ka shtuar se duke ushtruar detyrat e eurodeputetit grek, do të mund të fokusohet në çështjet e minoritetit etnik grek dhe të shtetit ligjor pa frikë. Beleri ka thënë se falenderon kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pasi sipas tij, me me vendimin e tij ‘të guximshëm’ për ta përfshirë në votën evropiane të Demokracisë së Re ndryshoi rrjedhën e historisë së tij.
Deklarata e Fredi Belerit:
Pas 16 muajsh paraburgim të vazhdueshëm, tani jam i lirë dhe krenar, por sigurisht jo i lumtur sepse shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri nuk u rivendos, institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë. Lufta ime tani fillon. Vetëkuptohet se do të ankimoj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për atë që më mohoi regjimi shqiptar në një grusht shteti.
Sot do të jem mes vëllezërve të mi në Himarë. Aty ku filloi aventura ime dhe e konsideroj të drejtë të jetë. Nga zemra, dua të falënderoj kryeministrin grek , Kyriakos Mitsotakis, i cili me vendimin e tij të guximshëm për të më përfshirë në votën evropiane të Demokracisë së Re ndryshoi rrjedhën e historisë sime.
Dhe sigurisht miqtë e mi të ngushtë, Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou për mbështetjen e tyre të palëkundur. Ishin gjithmonë aty, nuk do ta harroj. Në fund, dua të falënderoj qytetarët grekë që gjatë gjithë kësaj kohe më kanë dhënë forcën të mos përkulem, të duroj dhe të vazhdoj të luftoj.