Zarfi i Vëllait të Madh që banorët të shkruajnë një letër dashurie, hyri edhe në “burg”.

Luizi ishte i pari që shkroi letrën e tij të dashurisë për Kiarën, ku në të shkroi “Kiara të dua”.

Ai e la letrën në komodinë dhe dy minuta më pas e mori sërish në duar dhe shkroi “I’m calling you”, “Po të telefoj ty”.

Kjo e fundit mund të jetë titulli i një këngë që Luizi ia dedikon Kiarës. Një e ngjashme është ajo e Outlandish-Callin U’, e cila flet për marrëdhënien e komplikuar të një çifti.

Por, këtë pritet ta sqarojë Luizi.

Kiara nga ana tjetër, po merrte këshilla nga Valbona për mënyrën sesi ajo do t’i shprehte ndjenjat e saj në letër.