Kur ‘të gjithë sytë’ nga Samiti, Lulzim Basha i shkon në Presidencë Begajt
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sipas burimeve është takuar me presidentin Bajram Begaj.
Ditën e sotme, kur liderët e rajonit janë mbledhur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Basha bëhet me dije se është takuar me Begajn, ku kanë diskutuar për rreth një orë.
Burimet tregojnë që pjesë e diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore, propozimet për një sistem proporcional me lista të hapura, vettingu në politikë dhe zgjedhja e presidentit nga populli.