Itali- Fakte tronditëse zbulohen nga vrasja e 5-vjeçares në Itali.
Tragjedia ndodhi në Catania. 5-vjeçarja Elena Del Pozzo është gjendur e vdekur pasi u vra nga nëna e saj Martina Patti.
Sipas mediave vendase, detaje të reja janë zbuluar rreth karakterit dhe raportit të Pattit me vajzën e saj 5-vjeçare, ku tronditëse janë fjalët e gjyshes nga babai Rosaria Testa e cila shkoi në vendin ku u gjet trupi i vogëlushes.
Ajo u shpjegoi gazetarëve se familja u kishte besuar fjalëve të nënës së saj pasi tha që Elena ishte rrëmbyer, megjithëse ajo pohoi se Martina më parë e kishte dhunuar vogëlushen.
“Ne e besuam historinë e njerëzve me kapuç, nuk kishim arsye të mos besonim. Elena ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Kur ata debatonin se ajo nuk donte të largohej nga shtëpia një ditë nëna e saj po e rrihte dhe ne duhej t’ia hiqnim nga duart. Atë mëngjes e çova në shkollë dhe i thashë: Askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të qartë se e kuptonte atë që i kisha thënë. Nëna kishte një qëndrim autoritar, ajo e vendoste kur sillte vajzën te ne”-dëshmoi Testa.
Edhe gjyshi nga babai, Giovanni Del Pozzo, mbërriti në vendin e zbulimit.
“Nuk e mendonim se ishte e mundur një gjë e tillë. Një rrëmbim ishte i paimagjinueshëm. Askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë ndodhi. Gjithçka më duket kaq e çuditshme, absurde. Nëna e Elenës ishte një vajzë shumë e mbyllur, por nuk mund ta shpjegoj arsyen e asaj që ndodhi. Por tani kushdo që e ka bërë duhet të paguajë, edhe ata që e ndihmuan atë në fund”.-tha ai.
Në fillim gruaja denoncoi se i kishin rrëmbyer vajzën. Sipas saj, ngjarja ndodhi pranë kopshtit të vogëlushes, aty ku tre persona me kapuç, njëri prej të cilëve ishte i armatosur i morën të voglën. Pas një nate pyetjesh të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm hetuesit shkuan në vendin ku ndodhej kufoma e vajzës, në një tokë në via Turati, në Mascalucia, në provincën e Katanias.
Tashmë pritet të zbardhet e plotë dëshmia e nënës vrasëse se përse e kru krimin, si e kreu krimin, kush e ndihmoi dhe pse e fsheu ngjarjen.
Mascalucia, il dolore nelle parole della nonna paterna della bimba trovata morta #elenadelpozzo #bambinascomparsa #localteam pic.twitter.com/l0ePRXSAUk
— Local Team (@localteamtv) June 14, 2022
Mascalucia, la bara con il corpo della piccola Elena Del Pozzo caricata sul carro funebre #elenadelpozzo #mascalucia #localteam pic.twitter.com/J76Cy3uVoz
— Local Team (@localteamtv) June 14, 2022