Fier- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje.

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në një kanal.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk është lënduar.

Dëmet materiale janë të konsiderushme.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendgjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit.