Aksidentohen tre pjestarë të një familje në aksin Levan-Tepelenë.
Makina devijoi nga rruga dhe u kthye përmbys në kanal në fshatin Frakull.
Bëhet me dije se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë.
Po të njejtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora.
Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.
Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjeksore dhe u larguan.
Nga ana e bluve pohoet se ka qënë dalje nga rruga e shkak për të ka qenë lageshtira në rrugë nga rreshjet e orëve të fundit.
Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbi nën kalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.