Gramsh- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura në përrua.

Mësohet se si pasoje e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drehtuesi i automjetit.

Në rastin në fjalë ndërhyri reparti zjarrfikës.

Momentalisht shoferi është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.