Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në Lezhë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë. Më pas mjeti ka rënë në një kanal.

Banorë të rastësishëm i kanë dhënë shoferit ndihmën e parë dhe është njoftuar policia.

Drejtuesi i mjetit është nisur në spital në gjendje të rëndë.

Mendohet se moti me lagështirë dhe shpejtësia të jenë shkaqe të aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.