Një ngjarje e rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Greqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Livadia.
Sipas mediave greke 32-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.
Aksidenti ishte aq i rëndë sa që u desh ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses me qëllim nxjerrjen e shqiptarit.
Edhe pse ai u nxor nga makina i gjallë, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.