Një aksident i rëndë ka në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Pocestë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur dy vajza të cilat kanë qëne me bicikletë.

Aktualisht vajzat ndodhen në spital dhe paraprakisht raportohet se gjendja e tyre është e rëndë.

“Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volksëagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia