Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Lushnje, ku një mjet furgon ka përplasur një të moshuar, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Lushnjë Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here