Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Berat. Një makinë që ecte me shpejtësi, ka përplasur këmbësorin A.A, 48 vjeçar i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit, është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i Plotë:

Berat/Në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.