Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:40 të kësaj të marte, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manëz.

Policia vendore bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet R. Sh., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. V.

Ky i fundit, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Burime i thanë “FaxNews” se viktima është rreth 70 vjeç dhe po kalonte rrugën, kur është përplasur nga makina.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Kjo ngjarje shënon dhe aksidentin e parë me vdekje në Durrës për këtë vit.

Njoftimi i Policisë:
Durrës/Inormacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.