Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.
Një veturë është përplasur me një trajler dhe si pasojë i plagosur ka mbetur një efektiv i policisë së Lezhës.
Raportohet se gjendja e policit, që drejtonte veturën tip “Ford”, është kritike.
Sakaq policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





