Aksident në aksin Shkodër-Koplik.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një biznesi.
Mësohet se 4 persona, anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur.
Shkodër
Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. te gjithë familjarë të tij
të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





