Kryebashkiakja e komunës Pieve di Cadore, shqiptarja Sindi Manushi është kundër marrëveshjes midis Ramës dhe Melonit në daljet e saj publike në mediat Shqiptare dhe Italiane, shkruan tvanews.

Kryebashkiakja, e cila ka bërë histori duke qenë në një post kaq të rëndësishëm ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka kapacitetet dhe strukturat e menaxhimit efikase duke u shprehur që kjo është një çështje shumë sensitive në shqipëri në këto momente.

“Marrëveshjet nuk i di në detaje, por në thelb shteti italian merr një pjesë të sovranitetit nga një vend i tretë dhe autonom dhe ndërton dy struktura që do të paguhen dhe menaxhohen me shpenzime totalisht të përballuara nga Italia. Më tej, emigrantët që Shqipëria nuk mund t’i riatdhesojë do të kthehen në Itali. Pra, sa më shumë të udhëtoni, aq më shumë kosto. Nuk e kam kuptuar ende logjikën e kësaj dhe më duket e neveritshme që Rama pranoi të heqë një pjesë të sovranitetit mbi territorin e tij” – tha Manushi për një gazetë italiane.

Manushi ka kundërshuar marrëveshjen edhe në mediat shqiptare të cilat për ti bërë fresk Ramës janë bërë kanali i komunikimit të propagandës së Ramës dhe qeverisë së tij duke çensuruar reagimet publike dhe të qyetarëve.

“Unë e kuptoj që Brukseli nuk dinte asgjë për paktin midis Romës dhe Tiranës, por edhe nëse e dinte, ka kërkesa shumë të qarta për hyrjen në Bashkimin Evropian dhe këto sigurisht nuk përfshijnë ndalimin e emigrantëve për llogari të palëve të treta. Vëzhgimet që ngre Brukseli në Tiranë kanë të bëjnë me nivelet stratosferike të korrupsionit, pastrimit të parave, nevojës për reformë në drejtësi, papunësisë. Ka shumë parametra të tjerë ku Rama duhet të fokusohet. Mes qytetarëve shqiptarë dëgjoj njerëz që shpresojnë për një bonus me Evropën dhe të tjerë të indinjuar. Por unë jam i sigurt për një gjë, shqiptarët janë sinqerisht dhe thellësisht pro-evropianë, ata ndihen evropianë dhe dëshira e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin është autentike.” – u shpreh Manushi në gazetën italiane.