Masakër në Memaliaj, vriten tre persona. Ngjarja ndodhi asfèr mesnates se kaluar ne nje lokal prane bashko=ise se qytetit.

Viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.
4

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.

Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës por dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë

Një nga tre viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj është Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.

Dy djemtë e tij, Andrea Kalemi dhe Zamir Kalemi kanë arritur ti shpëtojnë atentateve gjatë vitit 2023 dhe së fundmi në janar të këtij viti.

Andrea Kalemit i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë.

Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Në dhjetor 2023 u qëllua me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Në 12 janar 2024 tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë iu bë atentat Zamir Kalemit.

Persona ende të panjohuar qëlluan me kallashnikov drejt makinës së djalit të Shyqos, vëllait të Andrea Kalemit.

40 vjeçari Zamir Kalemi arriti ti shpëtojë atentatit duke u plagosur në këmbë.