MAL I ZI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mal të zi, ku një person vrau me armë zjarri 10 njerëz të pafajshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e Malit të Zi dyshohet se shkak për konfliktit të jetë bërë një borxh.

Bazuar në deklaratën e një të afërmve të njërës së viktimave të sulmit, thuhet se autori nuk shkonte mirë me fqinjët dhe ka pasur konflikte.

“Të gjithë jemi ende në shok, nuk mund ta besoj atë që bëri. Kam dëgjuar se borxhi ishte shkaku i kësaj masakre të tmerrshme. Nuk ishte mirë me fqinjët, i vrau, por gruaja dhe fëmijët e tij të pafajshëm”, kjo është deklarata e një të afërmi të njërës prej viktimave”, tha ajo.