ANGLI- Një vit pas masakrimit me thikë të shqiptarit Armend Xhika, autoritete angleze kanë vënë në pranga një 24-vjeçar dhe një vajzë që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen e të riut. Mediat angleze shkruajnë se në pranga janë vënë një 24-vjeçar, Luigi Antonaçi dhe një vajzë 21-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije.

Pas marrjes në pyetje, vajza është lënë e lirë, ndërsa Antonacci, nga Scoresby Street, Bradford është akuzuar për vrasje. Nesër (të hënën) do të dalë para Gjykatës së Magjistraturës së Sheffield.

Për vrasjen e Xhikës është vënë nën akuzë dhe një shqiptar, Mentor Selmani 27 vjeç që pritet të dalë para Gjykatës së Sheffield Crown për gjykim në janar 2023.

Vrasja e Armend Xhikës ndodhi në 13 maj 2021. Ai u masakrua me thikë e u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë. Shkaku për të cilin nisi sherri ende nuk është i qartë.