Sulmohet makina që transporton paratë e bankave.

Një automjet që transportonte paratë e bankave është sulmuar me armë zjarri sot në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjojur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një makine e cila ka qenë duke transportuar para të bankave”, tha Hashani.

Policia e Kosovës po heton rastin. Nuk dihet nëse personat e armatosur kanë arritur të vjedhin paratë. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.