ULQIN- Një djalë 12-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Ulqin. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë mesditë në plazhin e Velikës në Ulqin. Vijesti shkruan se 12-vjeçari nga Prizreni kishte shkuar me pushime me familjen e tij, por për fat të keq ka gjetur vdekjen.
Ai është nxjerrë pa shenja jete nga uji nga një turist nga Kosova që kishte vënë re se trupi i të miturit po pluskonte në ujë. Ekipet mjekësore i erdhën në ndihmë, por pa rezultat. Pasi i është nënshtruar autopsisë, trupi i vogëlushit do të niset drejt Kosovës.