Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia geke.
Bëhet me dije se i riu shqiptar është arrestuar pasi u kap me 53 kilogramë marjuanë me vete.
Mësohet ndër të tjera se i riu tentoi të kalonte drogën në kufirin greko-shqiptar, ndërsa arrestimi i tij u bë nga forcat policore greke në zonën e Kozanit.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, e kishte vendosur drogën në makinë dhe e kishte ndarë në tre çanta.
Policia gjatë kontrollit i sekuestroi gjithashtu 80 euro, 1 celularë dhe një kartë SIM.





