Tiranë- Publikohet harta me propozimet për ndarjen e re terriitoriale. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme ku kanë prezantuar për mediat draftin paraprak që ata propozojnë për hartën e re territoriale.

Në draftin e PD-së, parashikohen 95 bashki, pra plot 34 njësi më shumë sesa janë aktualisht. Ndërkohë në draft propozohet edhe ndarja me 5 rajone në rang vendi.

“Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.

Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki”, tha Ylli Asllani, sekretar i PD.

HARTA/ Zbulohen propozimet e PD për Reformën Territoriale: 95 bashki,

Objektivat e draftit të PD janë:

1. Rritja e përfaqësimit qytetar në vetqeverisjen vendore
2. Shkurtimi i distancës së qytetarëve me intitucionet e njesive vendore dhe shërbimet publike.
3. Krijimi I bashkive asimetrike në funksione dhe shërbime, si dhe në planifikimin e territorit.
4. Dyfishimi i financave vendore nëpërmjet ndarjes së taksave dhe shtimit të granteve.
5. Kthimi i zgjedhjeve të kryetraëve dhe llogaridhënies në cdo njesi administrative.
6. Përfaqësimi në Këshillin Bashkiak me këshilltar i cdo njësie administrative
Në përfundim:

Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:
1. Bashkia, niveli pare.
2. Rajoni (Qarku)

1. Bashkitë

– 95 Bashki asimetrike,
– Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
– 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
– 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

2. Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.

Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore
a. Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
b. Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe 14 bashki me Kopetenca te kufizuara

Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.