38-vjeçari Vitrin Çobaj u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës pasi mbajti peng një familje në fshatin Brataj dhe u vodhi atyre një shumë parash.

Por gjithashtu ai abuzoi seksualisht dhe me një nga vajzat e mitura të familjes me 8 anëtarë. Ai guxoi të përdhunonte vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bërtiste.

Detaje tronditëse nga Vlora/ 38-vjeçari i maskuar hyri me çifte në banesë, përdhunoi vajzën 17-vjeçare
Vajza ka treguar se pasi e motra 15-vjeçare arriti të shpëtonte dhe të dilte për të kërkuar ndihmë, Çobaj e mori dhe e mbylli në një kasolle dhe e detyroi të zhvishej dhe e përdhunoi. Ajo shton se nuk e ka parë asnjëherë më parë.

“Pasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”, tha 17-vjeçarja.